Vitiligo është një gjendje kronike e lëkurës që shkakton humbjen e pigmentit natyror dhe shfaqjen e njollave të bardha në pjesë të ndryshme të trupit. Edhe pse nuk është ngjitëse dhe nuk paraqet rrezik për jetën, ajo shpesh shoqërohet me paragjykime dhe sfida emocionale për personat që jetojnë me të.
Për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të promovuar pranimin e personave të prekur, çdo vit më 25 qershor shënohet ‘Dita Botërore e Vitiligos’.
Kjo ditë synon të luftojë stigmatizimin, të nxisë mirëkuptimin dhe të promovojë përfshirjen sociale, duke përcjellë mesazhin se diversiteti i lëkurës është një pjesë e natyrshme e njerëzimit.







