Shtresa e ozonit, një mburojë e brishtë e gazit, mbron tokën nga pjesa e dëmshme e rrezeve të diellit, duke ndihmuar kështu në ruajtjen e jetës në planetin tonë. Për të njohur rëndësinë që përbënë ozoni në jetën e gjallesave në Tokë, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka shpallur datën e sotme, 16 shtator, ‘Ditë të Ruajtjes së Shtresës së Ozonit’, e cila shënohet çdo vit.
Kjo ngjarje përkujton me datën e nënshkrimit të Protokollit të Montrealit, mbi substancat që hollojnë shtresën e ozonit, e nënshkruar në vitin 1987.
Çdo vit përcaktohet një temë për të shënuar këtë ditë, e temë e sivjetme (2022), është zgjedhur ‘Protokolli i Montrealit@35: bashkëpunimi global që mbron jetën në tokë’.
Tema e lartpërmendur, njeh ndikimin më të gjerë që ka Protokolli i Montrealit, në ndryshimet klimatike dhe nevojën për të vepruar në bashkëpunim me njëri tjetrin, për të krijuar partneritete dhe për të zhvilluar bashkëpunimin global, për të adresuar sfidat klimatike dhe për të mbrojtur jetën në tokë për brezat e ardhshme.