– Në këtë datë, të vitit 2006, këngëtari Bob Dylan, u rikthye fuqishëm edhe një herë në muzikë, me albumin e titulluar ‘Modern Times’. Me këtë album, ai arriti në pozitat e para të top listave muzikore në SHBA dhe në shumë vende të tjera në botë. Në pozitën e parë në këto top lista muzikore ai nuk kishte qenë, që nga viti 1976 me albumin e tij ‘Desire’.
– Në datën e sotme, 16 shtator, të vitit 1979, ka lindur reperi amerikan Flo Rida, në Floridë të Amerikës. Në vitin 2008, kënga e tij ‘Low’, e realizuar në bashkëpunim me T-Pain, mbante pozitat e para të top listave muzikore amerikane.
– Në këtë datë, të vitit 2014, këngëtarja Ariana Grande, arriti në pozitat e para të albumeve më të mira, me albumin e saj të dytë të incizuar në studio ‘My Everything’.