Nga fillimgushti i këtij viti, grupi “Për familjet në nevojë” ka nisur fushatën “Mos e braktis shkollën” e cila ka për qëllim sensibilizim e shoqërisë për të kontribuar, në mënyrë që fëmijët që kanë braktisur shkollën të largohen nga rruga dhe të rikthehen përsëri në shkollë.
Ky organizim, fton të gjithë qytetarët që të kontribuojnë me nga 10 Euro, mjete këto që do të përdoren për blerjen e çantave dhe pajisjeve të tjera shkollore, për fëmijët që kanë braktisur shkollimin për shkak të kushteve të rënda ekonomike.
Siç është bërë e ditur, kjo fushatë do të vazhdojë tutje deri më 1 shtator.