– Me 29 nëntor, të vitit 1980, grupi ABBA arriti të jetë në krye të top listës britanike, me këngën “Super Trouper”, e cila gjithashtu ishte pozicionuar e 25-ta me radhë, në top listën e këngëve më të mira në Britani të Madhe. Emri i këngës “Super Trouper”, i referohej ndriçuesve gjigantë të përdorur në koncertet e stadiumit.
– Në po këtë datë, të vitit 1997, Whitney Houston u tërhoq nga një koncert i sponsorizuar nga religjioni ‘Moonies’, vetëm dy orë para se të shfaqej në skenë. Kjo ndodhi pasi këngëtarja zbuloi se ngjarja në fakt ishte një martesë masive, për mbi 1.000 çifte të religjionit ‘Moonie’. Grupi fetar në fjalë, më pas thanë që ata nuk kishin ndërmend të padisnin këngëtaren Huston, me kusht që këngëtarja të kthej tarifën prej 1 milion dollarëve, që e kishte marrë.
– Me 29 nëntor, të vitit 1997, kënga “Perfect Day” e performuar nga artistë të ndryshëm përfshirë këtu, Elton John, Bono, Tom Jones & David Bowie, arriti të klasifikohet e para në top listën e Mbretërisë së Bashkuar. Shkruar dhe regjistruar fillimisht në vitin 1973, nga Lou Reed, ky bashkëpunim i ri i 29 artistëve të mëdhenj, ishte në fakt një fond bamirësie që shkoi për fëmijët në nevojë “BBC Children In Need”.