Situata me COVID-19 në Kosovë, është dukshëm më e lehtë, meqë kemi rënie të madhe të personave të infektuar me këtë virus. Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 11 persona. Në raportin e fundit, bëhet e ditur se janë realizuar 36 testime prej të cilave 2 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Sipas raportit të fundit, nuk ka asnjë person të vdekur. Prej fillimit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.845 doza të vaksinës anti-Covid, kurse në 24 orët e fundit janë vaksinuar 8 persona, njofton Ministria e Shëndetësisë.