Tashmë po zhvillohet xhiro e tretë e fazës së grupeve në Kupën e Botës, ndërsa ende nuk është caktuar pjesa vendimtare që do të tregojë se cilat kombëtare do të vazhdojnë rrugën drejt trofeut të lavdishëm.
Në xhiron paraprake kemi pasur disa befasi, të cilat kanë bërë që xhiro e tretë të ketë rol vendimtar por edhe disa nga kombëtaret tashmë kanë siguruar kalimin në fazën tjetër të kësaj gare. Irani mundi Uellsin, në një lojë të dominuar nga iranianët, Gjermania me barazim ndaj Spanjës ka mbajtur gjallë shpresat për kualifikim të mëtutjeshëm, ndërsa Maroku befasoi “gjeneratën e artë” të Belgjikës në një ndeshje dramatike. Përkundër këtyre befasive të lartpërmendura të kombëtareve, janë Franca, Brazili dhe Portugalia ato të cilat kanë siguruar kalimin në 1/16 të finales.
Rikujtojmë se sot (29.11.22), do të zhvillohen ndeshje shumë interesante, nga ora 16:00 në kuadër të grupit A, zhvillohen ndeshjet: Ekuadori – Senegali dhe Holanda – Katari.
Ndërsa, po sot me fillim nga ora 20:00, do të zhvillohen ndeshjet e grupit B: Irani – SHBA-ës dhe Uellsi – Anglia.