– Me 23 nëntor, të vitit 2008, albumi “Spirit”, që njëherit ishte edhe albumi debutues i këngëtares Leona Lewis, zuri pozitën e parë të albumeve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar. “Spirit” gjithashtu ishte albumi i 6-të, më i shitur në botë, për vitin 2008.
– Me 23 nëntor, të vitit 1974, albumi “It’s Only Rock’ N Roll” nga The Rolling Stones, po kryesonte top listën e albumeve më të mira në Amerikë, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar, albumi në fjalë ishte pozicionuar në vendin e dytë.
– Në këtë datë, të vitit 1991, Michael Jackson publikoi këngën “Black or White” në bashkëpunim me kitaristin Slash. Kjo këngë, ishte e katërta me radhë e karrierës së Michael Jackson, që po kryesonte top listën britanike. Ndërsa kënga “Black or White”, ishte në pozitën e parë në top listën amerikane.