Futbolli është një lojë jashtëzakonisht e popullarizuar që tërheq vëmendjen e shumë njerëzve në mbarë botën. Ky lloj sporti, ndihmon shumë njerëz që të çlirohen nga stresi, mëson punën në grup dhe disiplinën. Një skuadër futbolli në fushën e blertë, përbëhet nga 11 lojtarë. Sporti i futbollit, për herë të parë është luajtur më 19 dhjetor, të vitit 1863. Futbolli për meshkuj, si lojë olimpike është zhvilluar në vitin 1900, ndërsa për vajza tek në vitin 1996. Miliona njerëz janë të dashuruar në këtë sport, e nga ta edhe shumë fëmijë, të cilët i kanë edhe të preferuarit e tyre në këtë sport. Në një hulumtim të kryer nga Radio KFOR-i, del se në vendin e parë ndër futbollistë më të pëlqyer nga fëmijët, është Ronaldo, ndërsa nga ata shqiptarë, Cana. Në vijim mund të njiheni me listën e futbollistëve më të pëlqyer nga fëmijët:
- Cristiano Ronaldo
- Lionel Messi
- Neymar Jr
- Mbappe
- Haland
- Marcos Rashford
- Sancho
- Lorik Can
- Xherdan Shaqiri
- Vedat Muriqi
- Shkodran Mustafi
- Milot Rashica
- Granit Xhaka
- Adnan Januzaj
- Bersant Celina
- Nedim Bajrami
- Armando Broja