Furnizimi i qëndrueshëm i energjisë elektrike në Kosovë dhe kudo në botë, gjatë periudhës dimërore, është i vështirësuar. Prandaj, secili banor i botës mbart rolin dhe përgjegjësinë që të kontribuojë në kursimin e energjisë elektrike. Për të kursyer energjinë elektrike, ne të gjithë si shoqëri duhet që të fillojmë të vetëdijesohemi, se si po e përdorim energjinë elektrike në jetën tonë të përditshme. Disa pajisje që i kemi në shtëpitë tona, konsumojnë shumë më tepër energji elektrike se sa të tjerat e disa nga mënyrat e thjeshta të kursimit të energjisë janë:
- Largoni nga prizat të gjitha pajisjet elektrike, kur nuk po i përdorni si: kompjuterë, televizorë, pajisje muzikore, etj., pasi që edhe pse janë në gatishmëri ato janë akoma duke konsumuar energji në masë të vogël. Nëse i fikni vetëm dy llamba inkandeshente 100 vat-është për dy orë, mund ta kurseni xhepin tuaj për dhjetëra euro në vit. Energjia e shfrytëzuar vetëm duke mbajtur në priza pajisjet që nuk i përdorni, mund të përbëjë 10% të përdorimit mesatar vjetor të energjisë elektrike të një familjeje.
- Zëvendësoni llambat e zakonshme me teknologjinë LED pasi ato në mënyrë të konsiderueshme kursejnë energji elektrike.
- Zgjidhni produkte elektrike që janë më efikase për sa i përket kostos: kur blini pajisje shtëpiake, duhet të keni parasysh etiketën e klasës së efikasitetit të energjisë së pajisjes. Ekzistojnë klasat A, B, C, D, E, F, G dhe më efikaset janë ato pajisje me shënimin A. Ka edhe nga ato me shënimin AAA, gjë që i bën opsionin më të mirë për kursim të energjisë elektrike.
- Bëni dush të shpejt: Për të ngrohur ujin, ne harxhojmë energji elektrike, andaj sa më i shkurtë dushi, aq më pak energji konsumojmë.
- Ndaleni ujin kur lani duart apo dhëmbët, pasi për ta ngrohur ujin paraprakisht keni shfrytëzuar energji elektrike.
- Lani rrobat me ujë të ftohtë: Përkujdesuni që ta mbushni paraprakisht makinën larëse përpara se ta fusni në funksion dhe gjithmonë përdorni opsionin e larjes së rrobave me ujë të ftohtë.
Natyrisht që ka edhe dhjetëra mënyra të tjera për kursim të energjisë elektrike, por mos harroni që veprime të vogla, mund të bëjnë ndryshime të mëdha. Duke respektuar vetëm disa këshilla të vogla për kursimin e energjisë, ne jo vetëm që kontribuojmë në të mirë të komunitetit për furnizim të qëndrueshëm, por e ndihmojmë edhe ekonominë tonë familjare, pasi duke kursyer energjinë elektrike ne kursejmë edhe xhepin tonë.