– Në këtë datë, të vitit 2017 në San Francisko, këngëtari T-Pain, (Faheem Rashad Najm), nisi një turne akustik, për të performuar hitet e tij, mirëpo pa e përdorur “të famshmen” Auto-Tune.
– Më 4 tetor, të vitit 1970, Janis Joplin, u gjet e vdekur në Hotel Landmark, në Los Anxhelos, pas një mbidoze heroine. Ajo ishte vetëm 27 vjeçe.
– Në këtë datë, të vitit 2019, filmi i suksesshëm ‘Joker’, u bë filmi i parë që përdori këngën “Rock And Roll Part 2” të Gary Glitter, që nga dënimi i këtij artisti në vitin 2015.