– Me 15 nëntor, të vitit 2000, fituesit e çmimeve ‘MTV Europe Awards’, ishin: All Saints, që u shpërblyen me çmimin për ‘Këngën më të mirë pop’, Ricky Martin fitoi çmimin për ‘Artistin më të mirë mashkull’, Madonna fitoi çmimin për ‘Artisten më të mirë femër’, Red Hot Chili Peppers fituan çmimin ‘Grupi më i mirë rock’ dhe Jennifer Lopez, fitoi çmimin ‘Artistja më e mirë në zhanrin R&B’.
– Në këtë datë, të vitit 1966, The Doors nënshkruan zyrtarisht kontratën me shtëpinë diskografike ‘Elektra Records’, për publikimin e shtatë albumeve të reja.
– Me 15 nëntor, të vitit 2016, në moshën 89 vjeçare, kishte vdekur pianisti, këngëtari dhe kantautori amerikan i muzikës jazz, Mose Allison. Ai u shqua për muzikën unike cila ndikoi tek shumë artistë të zhanreve blues dhe rock, duke përfshirë edhe tek yjet si Jimi Hendrix, Rolling Stones, Tom Waits, etj.