Jetojmë në epokën e informacionit. Teknologjia e re po shfaqet çdo ditë, për të na e bërë jetën më të thjeshtë, më të avancuar dhe më të mirë për të gjithë. Shkenca në përgjithësi ka lehtësuar jetën tonë dhe zbulimet shkencore kanë ndihmuar të kuptojmë edhe më mirë botën por edhe që të përmirësojmë jetën tonë në shumë aspekte. Radio KFOR-i ju sjellë disa nga zbulimet më të rëndësishme shkencore të vitit 2022:
– Në Konferencën e 53-të, të Shkencës Hënore dhe Planetare u raportua për një zbulim interesant që sipërfaqja e planetit të Mërkurit është e mbështjellë nga pluhur diamanti.
– Në gusht, të këtij viti (2022), shkencëtarët kishin gjetur 88 gjurmë të fosilizuara që i përkisnin të rriturve dhe fëmijëve, që datojnë 12.000 vjet më parë, nga njerëzit nga Epoka e Akullnajave, që u zbuluan në Utah, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Shkencëtarët kanë konstatuar se burrat plaken më shpejt se gratë dhe burrat janë biologjikisht katër vjet më të vjetër se sa gratë, deri në moshën 50 vjeçare. Për këtë hulumtim, studiuesit në Finlandë shikuan 2.240 binjakë në dy grup mosha: ata midis 21 dhe 42 vjeç dhe ata midis 50 dhe 76.
Një nga zbulimet më të rëndësishme gjatë këtij viti, është edhe ai që ka të bëjë me shërimin e kancerit. Studiuesit në Universitetin e Goteborgut kanë identifikuar një mekanizëm të panjohur më parë që kontrollon rritjen e tumorit në qelizat e kultivuara. Ky zbulim mund të mundësojë potencialisht zhvillimin e barnave të reja kundër një sërë sëmundjesh kancerogjene.
Ky vit po ashtu mund të konsiderohet edhe viti i zbulimeve në astronomi, ku një sërë zbulimesh nga kjo fushë kanë bërë që të kuptojmë më shumë planetin tonë por edhe jetën jashtë tokës.