Rrjeti më i madh i kinemave në vend, Cineplexx, po vazhdon të befasojë dashamirët e filmave, me shfaqjen e filmave të ndryshëm, që i përkasin të gjitha zhanreve. Nata e Halloween për këtë vit ka mbaruar, mirëpo si duket zhanri i filmave horror po vazhdon të pëlqehet nga audienca dhe me kë rast këtë të enjte, me 17 nëntor, do të mbahet eventi ‘Horror Night’, me ç’rast do të shfaqet filmi horror ‘Terrifier 2’, ku biletat do të ofrohen me një çmim special, prej vetëm 3 euro.
Fabula e këtij filmi paraqet personazhin me emrin Arti, i ringjallur nga një entitet i ligë, i cili kthehet në Miles County, për të terrorizuar një vajzë adoleshente dhe vëllain e saj më të vogël, në natën e Halloween. Biletat tashmë janë në shitje dhe mund të blihen online përmes aplikacionit Cineplexx KS (iOs dhe android) apo në kinema, nga ora 15:30. Oraret e filmit mund ti gjeni në faqen: www.cineplexx-ks.eu.