Besoj se e keni dëgjuar thënien e famshme të filozofit grek, Epictetus:“Ne kemi dy veshë dhe një gojë, që të mund të dëgjojmë dy herë më shumë sesa flasim”. Qoftë në vendin e punës, në shtëpi apo në një mjedis shoqëror, të dëgjosh tjetrin tek flet është një aftësi e rëndësishme.
Çdo vit, të enjten e tretë të muajit shtator, shënohet ‘Dita Ndërkombëtare e Dëgjimit’, e cila ka për qëllim të promovoj rëndësinë e dëgjimit të njëri-tjetrit. Është gjithashtu një ditë për të praktikuar artin e të dëgjuarit.
Në këtë ditë, është Shoqata Ndërkombëtare e Dëgjimit, e cila inkurajon njerëzit në mbarë botën, të bëjnë biseda me një person dhe të dëgjojnë me vëmendje njëri tjetrin. Bizneset inkurajohen të mbajnë seminare të veçanta që edukojnë të tjerët për rëndësinë e të dëgjuarit në vendin e punës. Përveç kësaj, komunitetet mund të mbajnë takime ku qytetarët dëgjojnë shqetësimet e njëri-tjetrit. E ne ju preferojmë që të dëgjoni Radio KFOR-in, që të kënaqeni në shoqërinë tonë.