– Me 5 gusht, të vitit 1962, ka ndërruar jetë aktorja dhe këngëtarja Marilyn Monroe. Sipas raportimeve të mjekëve, ajo vdiq nga një mbidozë e medikamenteve, në moshën 36 vjeçare, në Los Angeles, në Kaliforni. Në aspektin muzikor, ajo është e njohur për performancën ikonë të këngës “Diamonds Are a Girl’s Best Friend”.
– Në këtë datë, të vitit 1975, u themelua bendi i parë hard-rock, i përbërë nga femrat, i cili quhej The Runaways.