Birra është një nga pijet më të vjetra që bota ka njohur ndonjëherë, dhe që është konsumuar nga pothuajse çdo kulturë gjatë historisë njerëzore. Dëshmia më e vjetër e obsesionit të njeriut me pirjen e birrës daton në Babiloninë e lashtë dhe Mesopotaminë.
Duke pasur dashuri kaq të madhe ndaj birrës, “Dita Ndërkombëtare e Birrës” e cila festohet të premten e parë të çdo muaji gusht, u jep fansave, në mbarë botën, vetëm një justifikim tjetër për të pasur një ditë më shumë për të lënë mënjanë punët, dhe obligimet e përditshme për të festuar dashurinë që kanë për birrën.
Shumë birra vendore e ndërkombëtare, do të keni mundësi t’i shijoni edhe në Kosovë, në “Beerfest Kosova”, e cila mbahet për tre ditë me radhë, më 19, 20 dhe 21 gusht, tek Parkingu prapa “Pallatit të Rinisë”, në Prishtinë.