Çokollata, është produkt ushqimor industrial, që ka për bazë kakaon. Përdoret për ushqim në formë të pastër dhe si gjysmë produkt në industrinë e kuzhinë. Për çdo ditë ajo na e ëmbëlson jetën tonë, prandaj edhe i është ndarë 1 ditë, e ajo ditë është pikërisht sot, kur e gjithë bota shënon 7 korrikun ‘Ditën e Çokollatës’.
Nuk besojmë që kemi nevojë për këshilla, se si ta shënojmë këtë ditë, prandaj kemi sjell disa fakte shumë interesante që kanë të bëjnë me këtë produkt:
- Fisi Maja e përdornin çokollatën si monedhë
Në kohën e Majave, thuhet se fasulet e kakaos ishin përdorur si valutë, për shkak që konsiderohej me më shumë vlerë se sa vet ari. Kultivimi i këtyre fasuleve ishte i kufizuar.
- Mund të vdisni nëse hani shumë çokollatë
Çokollata përmban nivele të larta të një stimuluesi të fuqishëm të quajtur ‘theobromine’. Kështu, konsumimi i tepërt i saj mund të shkaktojë dështim të zemrës, dëmtim akut të veshkave dhe dehidratim. Konsumoni çokollatë më përgjegjësi.
- Çokollata e bardhë nuk është çokollatë e vërtetë
Në mënyrë që të klasifikohet si çokollatë e vërtetë, një produkt duhet të përmbaj kakao. Çokollata e bardhë nuk përmban kakao, por vetëm gjalpë kakao.