Sot me 20 qershor feston ditëlindjen këngëtari dhe kantautori amerikan Lionel Richie, i lindur në vitin 1949 në Alabama. Në vitin 2003 për ditëlindjen e tij të 54-të, këngëtari Richie, mori një dhuratë të veçantë: një yll në bulevardin e famshëm të Hollywoodit ‘Hollywood Walk of Fame’. Këngët e tij ‘Hello’ dhe ‘Lady’, janë disa nga këngët më të dëgjuara në botë, ndërsa ai ishte edhe kantautor i këngës së famshme ‘We are the world’, së bashku me kantautorin dhe njëherit këngëtarin e ndjerë, Michael Jackson.
Në datën e sotme, 20 Qershor, të vitit 1969, këngëtari David Bowie inçizoi këngën “Oddity Space”, të cilën ai e shkroi pasi pa filmin e regjisorit, Stanley Kubrick, të titulluar ‘A Odyssey Space’.
Në po këtë datë, të vitit 2001, rock bendi The Cult, u rikthyen në skenë duke publikuar albumin e tyre të shtatë me radhë ‘Beyond Good and Evil’, pas shtatë vitesh pauze.