Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka marrë vendim që të shtyhen datat e mbajtjes për ‘Testin e Arritshmërisë’ dhe ‘Testin e Maturës Shtetërore’.
Këtë vendim, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, e ka marrë në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin e Shëndetësisë Publike në Kosovë, për shkak të situatës epidemiologjike të ditëve të fundit dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik.
Sipas vendimit në fuqi, ‘Testi i Arritshmërisë’ do të mbahet më 20 gusht 2020, ndërsa ‘Testin e Maturës Shtetërore’ do të mbahet me datën 29 gusht, 2020.