Bëni shumë palestër, lodheni shumë dhe nuk e dini se çfarë duhet të konsumoni para dhe pas ushtrimeve? Ky është një problem i zakonshëm për të gjithë ata që praktikojnë ushtrime fizike ditore. Prandaj më poshtë lajmit do të gjeni disa këshilla, se çfarë duhet të hani para dhe pas ushtrimeve, në mënyrë që ushtrimet fizike të jenë sa më efektive:
PARA USHTRIMEVE – Ju nuk duhet ta teproni me ushqim por as të bëni ushtrime me stomak të zbrazët – të dyja nuk janë të shëndetshme. Ju duhet ta mbani në mend se ushqimi i fundit që ju hani para stërvitjes është ushqimi që trupi juaj do të tretë pastaj gjatë stërvitjes. Ushqimi që preferohet të hani para stërvitjes preferohet të jetë i pasur me proteina, fruta apo ushqime me fibra. Proteinat shtazore do t’ju ndihmojnë të ndërtoni muskujt, frutat dhe ushqimet e pasura me fibra do të ndihmojnë tretjen dhe do të nxisin proceset natyrale të pastrimit në trupin tuaj. Ushqimet që duhet t’i hani 2-3 orë para ushtrimeve janë:
– Sandviç me mollë dhe kaçkavall
– Çokollata me drithëra dhe qumësht
– Sallatë e gjelbër me mish pule ose peshk tunë
– Jogurt dhe fruta
PAS USHTRIMEVE – Koha pas stërvitjes është vendimtare, pasi trupi juaj fillon të ndryshojë. Puna e metabolizmit rritet dhe muskujt tuaj i nënshtrohen transformimeve. Ushqimet që duhet t’i hani pasi ta përfundoni palestrën janë:
– Perime të freskëta ose të ziera në avull
– Mish me pak yndyrë ose peshk
– Sallatë e gjelbër e kombinuar me perime të tjera.