Me 8 dhjetor të vitit 1980, John Lennon u qëllua pesë herë me armë nga 25 vjeçari, Mark Chapman jashtë ndërtesës Daktota në New York, ku ai jetonte me bashkëshorten e tij Yoko. Chapman e kishte pritur Lennon jashtë apartamentit që nga mëngjesi dhe i kishte kërkuar një autograf më herët gjatë ditës. Pikërisht me 8 dhjetor, John Lennon nga plagët e marra vdiç në spitalin Roosevelt.
Në këtë ditë në vitin 1984, grupi Frankie Goes to Hollywood ishin në pozitën e parë në Mbretërinë e Bashkuar me këngën e tyre ‘The Power of Love’. Kjo ishte edhe kënga më e mirë e këtij viti duke qëndruar për javë të tëra në toplistë edhe më këngë të tjera të publikuara më pas.