Pasi jemi në prag të festave të fundvitit, në muajin dhjetor, Radio KFOR-i këtë muaj ia ka dedikuar urimeve të artistëve dhe me këtë rast, u kemi dhënë hapësirë artistëve që përmes frekuencave të Radios të tregojnë se si ka qenë viti 2021 për ta dhe se çfarë presin nga 2022-ta?! Megjithëse edhe vitit 2021 ishte i ‘limituar’ në shumë fusha të jetës, si pasojë e CoViD-19, megjithatë bota ishte më e relaksuar, pasi ndryshe nga vitit 2020, tashmë virusi kovid është i njohur dhe popullsia e botës, në një përqindje të lartë (mbi 55%) është e vaksinuar. Kjo mundësoi që ne të i përshtateshim ‘realitetit të ri’, me të gjitha veprimet tona. Artisti, Elit Hoti, është këngëtari që fatmirësisht arriti që të kultivonte dashurinë dhe pasionin që ka për muzikën, duke performuar në disa ngjarje, ndërsa nga viti 2022, ai pret që të kthehet para publikut, për të cilët ka shumë urata për Vitin e Ri dhe të cilëve u kërkon që të respektojnë masat anti-kovid: “Nga viti 2022, pres që të kthehem sa më afër publikut dhe të jetësoj projektet muzikore që i kam. Viti 2021, ka qenë një ogur jashtëzakonisht i fortë dhe na ka tregu të gjithëve që vetëm kur jemi bashkë, mund të ia dalim, e pikërisht për këtë arsye, të vaksinohemi të gjithë dhe të respektojmë masat anti-covid. Të gjithë dëgjuesve të Radio KFOR-it ua uroj vitin 2022, plotë shëndet e prosperitet.”
Këngëtari Hoti, në prononcimin e tij dhënë Radio KFOR-it, tregoi gjithashtu se në vitin 2022, do të presim shumë projekte muzikore nga ai, ndërkohë përgjatë vitit 2021, ai solli remix-in e këngën ‘Hana’, që u mirëprit nga audienca.