Me 5 dhjetor të vitit 1973, Paul McCartney publikoi albumin e tij të pestë pas largimit nga The Beatles. Albumi ‘Band on the Run’, që përfshinte këngët: ‘Jet’ dhe ‘Bluebird’ u bë një nga albumet më të suksesshme të këngëtarit.
Në këtë datë të vitit 1992, Whitney Houston lansoi këngën e saj të famshme ‘I Will Always Love You’, duke qëndruar kështu për dhjetë javë në top listën e hiteve muzikore në Mbretërinë e Bashkuar.
Në po këtë ditë të vitit 2012, albumi i dytë i këngëtares Adele, ‘21’, u bë albumi më i shitur i të gjitha kohërave në Angli, pas albumit të grupit të famshëm ‘Queen’ në vitin 1981.