– Me 19 korrik, të vitit 1954, shtëpia diskografike ‘Sun Records’, lansoi këngën e parë të këngëtarit Elvis Presley, të titulluar ‘That’s All Right’. Vetëm rreth 7 mijë kopje origjinale të kësaj kënge, janë lansuar në gjithë botë. Kjo këngë u bë një hit në Memphis, në qytetin ku edhe jetonte Presley, në atë kohë.
– Në këtë datë të vitit 1976, grupi Deep Purple, u ndanë pas turneut të tyre muzikor në Mbretërinë e Bashkuar.
– Në këtë ditë të vitit 2014, këngëtari Ed Sheeran, ishte në pozitën e parë të albumeve më të mira në Angli, me albumin e tij të dytë ‘X’ (multiply). Albumi arriti të jetë në pozitën e parë edhe në 15 vende të tjera në botë.