Me 27 dhjetor të vitit 1963, gazeta ‘The Times’ vlerësoi John Lennon dhe Paul McCartney si kompozitorët më të mirë të këtij viti. Pas dy ditësh, kritiku i muzikës Richard Buckle në një artikull të shkruar në gazetën ‘Sunday Times’, vlerësoi po ashtu këta dy artistë si kompozitorët më të mirë të të gjitha kohërave që nga Beethoveni.
Në këtë datë të vitit 1969, Led Zeppelin mbanin pozitat e para të albumeve më të mira në Amerikë, me albumin ‘Led Zeppelin II’. Vetëm në Amerikë ata shitën mbi 6 milion kopje të këtij albumi.
Në po këtë datë të vitit 1997, ‘Spice Girls’ mbanin pozitën e parë të top listave muzikore britaneze me këngën ‘Too Much’. Kjo këngë po ashtu u bë një hit ndërkombëtar.