Një kulturë krejtësisht ndryshe, për të cilën kemi qenë kureshtarë, sa herë që është përmendur në librat historik të shkollës fillore. Është pikërisht kryeqyteti i Egjiptit, Kajro. Kajro është zemra e kulturës, politikës dhe ekonomisë së Egjiptit. Ky qytet, i ndërtuar në bregun e lumit Nil, është më i madhi dhe më i banuari në Egjipt. Ai ka një popullsi prej 7.7 milionë banorëve, përfshirë edhe 9.5 milionë banorë që jetojnë në afërsi të këtij qyteti.
Një nga gjërat më të shpeshta që tërheq vëmendjen e turistëve në Kajro, janë masat më të rrepta të sigurisë. Në çdo ndërtesë që hyni, duhet të kaloni nëpër skanerë kontrollues. Listën e vendeve që duhet të vizitoni patjetër në Kajro, do ta nisim me Tri Piramidat, të cilat ndodhen në kryeqytetin egjiptian. Janë Piramida e Madhe e Gizës, Piramida e Khufu-së dhe Piramida e Keops-it. Këto piramida janë ndërtuar shekuj më parë dhe vazhdojnë të jenë një nga 7 mrekullitë e mbetura të botës antike dhe njëkohësisht mbajnë primatin e monumenteve më të famshme në Egjipt.
Ndodh shumë rrallë që nga vizita në Egjipt të kthehesh me kuletë të zbrazët, e kjo për shkak të souvenirëve të shumtë që mund t’i blesh atje, për t’i mbajtur kujtim për vete apo për t’ia dhuruar dikujt. Dyqani më i madh në Egjipt, njihet si ‘The Khan el Khalili’, në të cilin do të gjeni gjërat më domethënëse të historisë së Egjiptit.
Aventurat e shumta në Egjipt nuk mund t’i konsideroni të kompletuara, nëse nuk e keni vizituar edhe Pallatin “Baron Emapin”, një nga objektet me arkitekturën më të veçantë në Egjipt. Kur flasim për fushën e artit, Omar Sharif, Amr Waked, Kal Naga, Khaled Nabawy dhe Rami Malek, janë top 5 aktorët më të famshëm, të cilët janë me prejardhje nga Egjipti, por që kanë arritur sukses edhe në kinematografinë botërore.