Kur e mendojmë dekorimin e sheshit për fundvit, mendja na shkon tek dekorimet festive, mirëpo Franca ka befasuar me ‘bredhin’’ dekorues këtë viti. Në Molsheim të Francës, autoritetet vendore kanë menduar që për të zbukuruar qendrën e qytetit, të vendosin aty jo pemën e Krishtlindjes, por makinën më të shtrenjtë në botë: Bugatti Voiture Noire. Makina që kushton 15 milionë euro, është e ekspozuar dhe futur në një kuti të kristaltë, me siguri të lartë.
E ‘befasi të këqija’ javën që sapo e kemi lënë pas, ka servuar Amazon, ku klientët në vend të PlayStation 5 që e kishin porositur, kanë pranuar paketimet që përmbanin ushqim për mace. Amazon shpejt ua ktheu çmimin e blerjes klientëve të prekur, por shumë prej tyre ishin të zhgënjyer. Se Apple do të bëhet edhe kompani makinash, patjetër që ishte një tjetër befasi që shënoi javën teknologjike. Informacionet rreth projektit sekret ‘Titan’ të makinës Apple, kanë qarkulluar prej vitesh, mirëpo një raport i fundit ofron detaje konkrete mbi planet e gjigantit.