– Më 10 qershor, të vitit 2000, këngëtari Eminem arriti majën e top listës muzikore Billboard, me LP-në e tij të titulluar ‘The Marshall Mathers’, ku qëndroi aty për dy javë rresht.
– Më 10 qershor, të vitit 2004, në moshën 73 vjeçare, ka ndërruar jetë këngëtari dhe kantautori amerikan, Ray Charles. Ai publikoi me qindra këngë dhe shumica prej tyre u bënë hite në SHBA dhe në gjithë botën. Charles ishte fitues i 17 çmimeve ‘Grammy’. Disa nga mega hitet e tij, ishin: ‘What a Wonderful World’, ‘Hit the Road Jack’, ‘I got a woman’, ‘Georgia on my mind’, ‘What’d I say’ etj. Charles zyrtarisht ishte i martuar dy herë, mirëpo ai kishte dymbëdhjetë fëmijë, me nëntë gra të ndryshme.
– Me 10 qershor, të vitit 2007, këngëtarja Rihanna u klasifikua në vendin e parë në tabelën e albumeve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, me albumin e saj të tretë ‘Good Girl Gone Bad’.