Çdo vit Organizata për Parandalimin e Aksidenteve të Fëmijëve (CAPT), organizon ‘Javën e Sigurisë së Fëmijëve’, që ka për qëllim të rris ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e sigurisë së fëmijëve dhe të ofrojë informacion të vlefshëm për të ndihmuar në parandalimin e aksidenteve apo lëndimeve.
‘Java e Sigurisë së Fëmijëve’ që ka filluar me datën 3 qershor dhe aty është duke u shtjelluar tema “Siguria”, që thekson rëndësinë e krijimit të një mjedisi të sigurt për fëmijët tanë, si në shtëpi ashtu edhe në komunikacion. Shumë aksidente që ndodhin, mund të parandalohen përmes edukimit dhe masave të thjeshta parandaluese. Prindërit, kujdestarët, mësuesit dhe profesionistët e tjerë që punojnë me fëmijët, inkurajohen të marrin pjesë në aktivitete që rrisin ndërgjegjësimin për rreziqet dhe mënyrat për t’i shmangur ato.
Për më shumë informacion dhe për të marrë pjesë në aktivitetet e Javës së Sigurisë së Fëmijëve 2024, të interesuarit mund të vizitojnë faqen zyrtare të CAPT ose ndiqni thurjet në rrjetet sociale #ChildSafetyWeek2024.
Siguria e fëmijëve është një obligim i përbashkët dhe së bashku mund të krijojmë një mjedis më të sigurt për ta dhe për të ardhmen e tyre.