Në Prishtinë, do të organizohet një tjetër event madhor, për nder të karrierës artistike të Dj-të të famshëm vendor, Adrian Berisha.
Më 15 qershor, në Sallën e djegur të Pallatit të Rinisë, vjen eventi special “Voyage 15”, për 15 vitet karrierë të Adrian Berishës, ku për të gjithë të interesuarit, aty do të kenë mundësi të dëgjojnë muzikë Disco, Pop dhe House, nga artistë me famë ndërkombëtarë dhe vendore, si: HORSE MEAT DISCO, Bedi Pejani, Erleta Kadrija dhe Yll Megi. Të gjitha fitimet nga ky event, do të dhurohen për blerjen e instrumenteve muzikore për Shkollën e Muzikës në Prishtinë ‘Prenk Jakova’.
I njohur në fillimet e karrierës së tij, si DJ GAMBLE, Adrian Berisha që nga viti 2009, ka zhvilluar një karrierë të pasur artistike. Ai ka lënë gjurmë të thella në skenën kulturore të Prishtinës, me performancat e tij energjike dhe përplot kënaqësi. Eventi “Voyage 15” do të fillojë nga ora 22:30.