– Më 5 maj, të vitit 1956, për herë të parë këngëtari Elvis Presley, arriti të klasifikohet në pozitën e parë, në top listat e albumeve më të mira në SHBA, me albumin “Heartbreak Hotel”, i cili u bë edhe albumi i parë i këngëtarit që u shit në miliona kopje.
– Me datën 5 maj, të vitit 1988, ka lindur diva e muzikës bashkëkohore Adele. Në vitin 2011, Adele u bë artistja e parë që arriti të ketë 5 hite në të njëjtën kohë, në top listat muzikore në Angli.
– Me 5 maj, të vitit 2016, bendi The Rolling Stones, i kërkuan Donald Trump-it që të ndalonte së luajturi/lëshuari këngët e tyre, gjatë fushatës së tij presidenciale. Grupi lëshoi një deklaratë duke thënë se kandidati për president i SHBA-së, nuk kishte leje për të përdorur muzikën e grupit.