“Dita Botërore e Buzëqeshjes” është një ngjarje globale, që festohet çdo vit, në të dielën e parë të muajit maj. Qëllimi i kësaj dite është që përmes buzëqeshjes të promovojë paqe, lumturi dhe miqësi botërore.
Kjo ditë njeh rëndësinë lumturisë apo të qeshurit në jetën tonë dhe përfitimet e shumta shëndetësore të saj, duke përfshirë reduktimin e stresit, rritjen e sistemit imunitar, ngritjen e humorit të mirë, uljen e tensionin të gjakut si dhe ndihmon në rritjen e mirëqenies së përgjithshme.
Prandaj, ekspertët e shumtë sugjerojnë që njerëzit që vuajnë rëndom nga stresi, duhet të provojnë terapinë e buzëqeshjes. Kështu që përpiquni të buzëqeshni sa më shumë edhe derisa jeni në kulmin e stresit, sepse do ta kuptoni se një terapi e tillë ju vjen në ndihmë për shpirtin por edhe për zemrën.