– Me 12 prill, të vitit 2000, grupi Metallica ngritën një padi kundër Napster, Yale University, Universitetit të Karolinës Jugore dhe Indiana University, për shkelje të drejtave të autorit.
– Me 12 prill, të vitit 2016, një hulumtim tregoi se artistët britanikë Sam Smith, Ed Sheeran dhe Adele, kishin ndihmuar që industria e muzikës në Britani të Madhe, të kthehej në një rritje domethënëse për herë të parë, në gati 20 vjet.
– Në po këtë datë, të vitit 2015, reperi Nelli, njëherit fitues i çmimeve ‘Grammy’, u arrestua për posedim të substancave narkotike në Tennessee, në SHBA.