Muaji prill, njihet si ‘Muaj i Kitarës’ dhe ka të bëjë me rikujtimin e kënaqësisë që na japin tingujt e ëmbël të punk-ut, rock-ut ose çfarëdo lloj zhanri tjetër të muzikës që i përmban kitara, në atë që dëshironi të krijoni apo edhe të dëgjoni. Në këtë muaj, shkollat e muzikës, klube dhe performues të të gjitha niveleve, organizojnë koncerte, punëtori dhe ngjarje të ndryshme, për të shfaqur mjeshtërinë dhe diversitetin e tingujve të kitarës. ‘Muaj i Kitarës’ ofron një mundësi të shkëlqyer për artistët e rinj që të shfaqin aftësitë e tyre, për të mësuar nga profesionistët e fushës dhe për të përjetuar muzikën në mënyrë frymëzuese.
Kitara është një nga instrumentet më të njohura muzikore në gjithë botën dhe nëse nuk dini të luani në kitarë, atëherë ky muaj është mundësi e përsosur për ju që të mësoni!