– Në datën 20 shkurt të vitit 1988, ka lindur këngëtarja, kantautorja dhe aktorja nga Barbadosi, Rihanna. Ajo cilësohet si një nga këngëtaret më të mira të shekullit 21. Me muzikë, Rihanna nisi të merrej në vitin 2003, duke nxjerrë shumë hite të ndryshme dhe bashkëpunime me këngëtarë, si: Drake, Eminem, Jay-Z, Kanye West, Ne-Yo dhe Shakira. Përndryshe, Rihanna është artistja e dytë femër me më së shumti shitje të albumeve, gjithsej 250 milion kopje të shitura globalisht.
– Me 20 shkurt, të vitit 1967, kishte lindur në Washington të Amerikës, vokalisti i bendit Nirvana, Kurt Cobain. Fatkeqësisht, ai vdiq në prill, të vitit 1994.
– Në këtë datë, të vitit 1993, Whitney Houston kishte publikuar këngën e saj të famshme ‘I Will Always Love you’.
– Me 20 shkurt, të vitit 2008, albumi i Rolling Stones, i vitit 1976, i blerë në atë kohë për vetëm 2 funta, ishte shitur për 4 mijë dollar në një ankand në Londër. Albumi në fjalë i titulluar ‘Black and Blue’, ishte i nënshkruar nga John Lennon, Paul McCartney, George Harrison dhe anëtarët e tjerë.