“Dita për Parandalimin e Plagjiaturës” shënohet çdo vit më 19 shkurt, për të ndërgjegjësuar çështjet e plagjiaturës e cila konsiderohet shkelje etike, madje në disa vende konsiderohet edhe krim.
Plagjiatura i referohet aktit të përvetësimit të punës së dikujt tjetër, shkeljes së të drejtës së autorit dhe shkeljes së të drejtave morale të një autori ose krijuesi.
Plagjiatura është përgjegjëse për vrasjen e autenticitetit, përmbajtjes cilësore, reputacionit të autorit dhe integritetit individual.
Nëpërmjet kontrollit për plagjiaturë, ne përmirësojmë dhe forcojmë pjesërisht standardet etike sociale prandaj, nëse njerëzit janë më të vetëdijshëm për këtë çështje, gabimet e panevojshme do të shmangen.