– Me 19 shkurt, të vitit 1977, Stevie Wonder fitoi çmimin Grammy për “Albumin më të mirë të Vitit”, me albumin e titulluar “Songs In The Key Of Life”. Ishte albumi i tij 18-të dhe pati tre këngë që e udhëhoqën drejt sukseseve të mëdha. Këngët e suksesshme të këtij albumi, ishin “Isn’t She Lovely”, “Joy Inside My Tears” dhe “Village Ghetto Land”, që patën ndikim shumë pozitiv në karrierën e Wonder.
– Me 19 shkurt, të vitit 1995, dueti Roxette shënuan histori, duke u bërë dueti i parë perëndimor që performuan në Pekin të Kinës, që kur George Michael, më 10 shkurt, të vitit 1984, mbajti një koncert në Kinë, për Vitin e Ri Kinez.
– Në këtë datë, të vitit 2014 në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Brit Awards, në Londër, David Bowie u shpall ‘Artisti më i mirë britanik’ edhe pse nuk ishte i pranishëm për ta marrë çmimin. Në po këtë vit, Arctic Monkeys fituan çmimin për ‘Grupin më të mirë’ dhe ‘Albumin më të mirë’, për të tretin vit me radhë, ndërsa këngëtarja Ellie Goulding, fitoi çmimin ‘Artistja më e mirë femër’.