Korrupsioni, është një problem i cili prek shumë sfera të shoqërisë, duke përfshirë institucionet publike, organizatat e ndryshme, sektorin privat dhe individët në vendin tonë, mirëpo edhe shumë vende të tjera. Në nivel global, organizata të ndryshme ndërkombëtare, si: Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara, Banka Botërore dhe shumë organizata të tjera, janë të përfshira në luftën kundër korrupsionit. Ishte Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e cila vendosi që data 9 dhjetor, t’i kushtohet “Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit” e cila do të ndihmonte në rritjen e ndërgjegjësimit kundër këtij fenomeni të dëmshëm për të gjitha shoqëritë.
Një rol kyç në luftën kundër korrupsionit, e ka edukimi dhe ngritja e vetëdijes nëpërmjet shkollës, medias dhe organizatave joqeveritare, për të formuar shoqëri që nuk toleron korrupsionin dhe e cila kërkon llogaridhënie dhe transparencë të plotë.
Lufta kundër korrupsionit është një sfidë e rëndësishme e njësive të gjithë shoqërisë. Përpjekjet për të ndaluar dhe zvogëluar korrupsionin, duhet të jenë të përshtatshme dhe të koordinuara në nivel global dhe nacional, duke u bazuar në parimet e shtetit ligjor, llogaridhënies dhe transparencës.