– Më 9 qershor, të vitit 1984, këngëtarja Cyndi Lauper, qëndroi për dy javë në tabelën e këngëve më të dëgjuara në Amerikë, me këngën ‘Time After Time’.
– Në po këtë datë, të vitit 2007, kënga ‘Umbrella’ nga Rihanna dhe Jay-Z, arriti në pozitën e parë të top-listës muzikore ‘Billboard Hot 100’.
– Në datën e sotme, të vitit 2017, këngëtarja Katy Perry, filloi transmetimin live (drejtpërdrejtë), për katër ditë, në kanalin ‘YouTube’, për të promovuar lansimin e albumit të saj më të ri ‘Witness’. Thuhet se disa nga këngët e këtij albumi, këngëtarja Perry, ia kushtoi dy ish të dashurve të saj John Mayer dhe Josh Groban.