– Me 7 qershor, të viti 2002, shtëpia diskografike ‘Virgin Records’, njoftoi se ata kishin shkëputur kontratën me Victoria Beckham, pasi albumi i saj i parë debutues ‘VB’, i cili ju kushtoi mbi 5 milion dollarë, arriti që të shitej në vetëm 50.000 kopje.
– Me 7 qershor, të vitit 2004, albumi ‘Back in Black’ i rock bendit AC/DC u certifikua nga ‘Asociacioni i Incizimeve Amerikane’, me vlerësimin ‘Double Diamond’, duke u bërë albumi me mbi 20 milion shitje vetëm në Amerikë.
– Në këtë datë, të vitit 1958, kishte lindur këngëtari amerikan, kantautori, multi-instrumentisti, aktori dhe njëherazi këngëtari, Prince. Ai publikoi albume të shumta dhe kishte mbi 30 hite në krye të top listave botërore. Prince vdiq më 21 Prill, të vitit 2016, në moshën 57 vjeçare, në shtëpinë e tij në Minnesota.