Çdo ditë e më shumë njerëzit kanë nevojë për më shumë dashuri, empati dhe kujdes të ndërsjellë. Dita e sotme 7 qershor, nënvizon rëndësinë që kanë aktet e vogla të kujdesit ndaj njëri-tjetrit, në ‘Ditën Botërore të Kujdesit’. Kjo ditë shënohet që nga viti 1997, kur një bebe e lindur para kohe me emrin Brighid, ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Për herë të parë u krijua faqja në internet ‘CaringBridge’, që kishte për qëllim që njerëzit të dërgonin mesazhe dhe ndihma të tjera, e që në atë kohë ishte revolucionare.
Qëllimi kryesor i kësaj dite, është që të jemi më të dashur dhe të kujdesshëm me njëri-tjetrin, familjen, miqtë dhe personat rreth nesh. Mos harroni të kontrolloni gjithmonë dhe të interesoheni për shëndetin e personave tuaj të afërt. Disa nga mënyrat që edhe ju mund të tregoni kujdes për të tjerët janë: Të jeni vigjilent dhe të ndjeshëm ndaj emocioneve dhe përjetimeve të personave të tjerë, të gjeni kohë për të dashurit tuaj dhe të kaloni kohë kualitative me ta si dhe të kujdeseni se nuk po lëndoni dikë dhe të tregoni mbështetjen tuaj për personat e afërt dhe pa kushte.