Trendi i rritjes apo zgjerimit të qyteteve dhe lufta ndaj dioksidit të karbonit, kanë bërë që sot më shumë se kurrë, secili nga ne, në ndërtesat kolektive të kontribuojmë në krijimin e tarracave ekologjike dhe lulishteve, mbi sipërfaqen e tokës. Pikërisht për këtë, data e sotme 6 qershor, është rezervuar për shënimin e “Ditën Botërore të Çatisë së Gjelbër”, me synimin të rritjes së ndërgjegjësimit për përfitimet e çatisë së gjelbër dhe ndikimin e tyre në qëndrueshmërinë urbane. Çatitë e gjelbra, të njohura gjithashtu si kopshtet në çati, janë projektuar me një shtresë vegjetacioni që mbulon çatinë e një ndërtese. Ato ofrojnë përparësi të shumta mjedisore, e një nga përfitimet kryesore është ndikimi i tyre pozitiv në efektin e ishullit të nxehtësisë urbane. Çatitë e gjelbra ndihmojnë në reduktimin e përthithjes së nxehtësisë dhe minimizimin e luhatjeve të temperaturës, duke zbutur kështu efektin e ishullit të nxehtësisë në zonat me popullsi të dendur. Përfitimet ekologjike të çatisë së gjelbër janë të rëndësishme. Ato shërbejnë si habitate për specie të ndryshme bimore, insekte dhe shpendë, duke rritur kështu biodiversitetin në mjediset urbane. Për më tepër, çatitë e gjelbra përmirësojnë cilësinë e ajrit me që thithin dioksid karbonin dhe duke çlirojnë oksigjen përmes fotosintezës. Ato veprojnë si filtra natyrorë të ajrit, duke reduktuar sasinë e ndotësve dhe grimcave në ajër.
Prandaj, për të gjitha këto të mira që sjell çatia e gjelbër, secili nga ne që jeton në ndërtesa kolektive, të mendojmë qysh nga sot për krijimin e një çatie të tillë.