– Me 25 maj, të vitit 2010, këngëtarja Nicole Scherzinger dhe bendi The Pussycat Dolls, fituan sezonin e 10-të të ‘Dancing with The Stars’.
– Në po këtë datë, të vitit 2004, këngëtarja Avril Lavigne, publikoi albumin e dytë “Under My Skin”, i cili përmban hitet “Don’t Tell Me dhe “My Happy Ending”. Albumi u shit në 3 milionë kopje, vetëm në Amerikë.
– Me 25 maj, të vitit 1998, grupi Coldplay, publikuan EP-në (Kompakt disk) e tyre të parë ‘Safety’, që përbëhej nga tre këngë: ‘Bigger Stronger’, ‘No More Keeping My Feet on the Ground’ dhe ‘Such a Rush’.
– Në po këtë datë, të vitit 1997, një raport tregonte se këngëtari Elvis Presley, ishte artisti post mortum (Pas vdekjes), që kishte incizimet më të shitura në botë. Sipas këtij raporti, incizimet e këngëtarit Presley, kishin kaluar shifrën e shitjes mbi 1 miliardë kopje, në të gjithë botën.