– Me 24 maj, të vitit 2012, Billboard-i njoftoi që albumi “Tuskegee” i këngëtarit, Lionel Ritchie, është albumi me i shitur i vitit, pas albumit “21”, të këngëtares Adele.
– Në datën e sotme 24 maj, feston ditëlindjen këngëtari dhe njëherit autor i shumë teksteve, Bob Dylan. Këngëtari ka lindur në vitin 1941, në Minnesota të SHBA. Kulmin e karrierës së tij, Dylan e arriti në vitet e 60-ta, duke u bërë ikonë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe me influencë në kulturën masive.
– Në këtë datë, të vitit 1997, grupi i vajzave The Spice Girls, arritën që të pozicionohen në pozitën e parë të albumeve më të mira në SHBA, me albumin e tyre ‘Spice’. Kjo ishte edhe hera e parë që një bend i vajzave nga Anglia, të mbajë pozitën e parë të albumeve më të dëgjuara dhe shitura në ‘Billboard’, në SHBA.