– Me 19 maj, të vitit 1962, tre muaj para vdekjes, artistja Marilyn Monroe, bëri paraqitjen e fundit publike në ditëlindjen e saj të 45-të, tek presidenti i atëhershëm i SHBA, John F. Kennedy. Ajo këndoi dhe argëtoi të pranishmit, në ditëlindjen e presidentit Kennedy.
– Në datën e sotme 19 maj, të vitit 1973, këngëtari Stevie Wonder, arriti në majat e top listës amerikane Billboard, me këngën e tij të titulluar ‘You Are The Sunshine Of My Life’. Për këtë këngë, këngëtari ishte inspiruar nga gruaja e tij, Syreeta Wright, e cila shpesh ishte edhe kantautore e teksteve të këngëve të Stevie Wonder.
– Më 19 maj, të vitit 2013, një kitarë, me të cilën kanë luajtur John Lennon dhe George Harrison, u shit për 408.000 dollarë (269,000 £) në një ankand.