Ligës së Kampionëve për sezonin 2022/2023 po i vjen fundi, ku në finale do të luajnë Interi dhe Man City.
Finalja do të luhet në Stadiumin Olimpik ‘Atatürk’, në Stamboll të Turqisë.
Turqia do të presë finalen pas tre tentativave të mëparshme të dështuara. Në vitin 2020, finalja u zhvillua në Lisbonë, në vitin 2021, Porto zëvendësoi Stambollin, ndërsa në sezonin e shkuar qyteti i zgjedhur ishte Parisi.
Duke u bazuar me orarin tradicional të garës, finalja e 10 qershorit do fillojë në orën 21:00.