– Me 7 maj, të vitit 1977, grupi The Eagles, arritën në krye të top listave muzikore amerikane, me këngën ‘Hotel California’. Grupi fitoi edhe çmimin ‘Grammy’ për ‘Këngën Më Të Mirë të vitit 1977’.
– Më 7 maj, të vitit 2022, ka vdekur këngëtari i muzikës country dhe njëherit kantautori amerikan, Mickey Gilley. Ai ka pasur 39 këngë hite, që kanë qenë pjesë e top listave gjithandej botës.
– Me 7 maj, të vitit 2003, një gjykatë në Los Angeles dënoi producentin Dr. Dre, me 1.5 milion dollarë, me akuzën për vjedhje të këngës ‘Let’s Get High’, nga kënga ‘The Fatback’, e vitit 1980. Albumi i Dr. Dre që përmbante këtë këngë, kishte shitje në atë kohë, mbi 9 milion kopje në gjithë botën.
– Në këtë datë, të vitit 2000, kënga e famshme e Britney Spears, ‘Oops…I did it again’ arriti që të klasifikohet në pozitën e parë, të top listës muzikore britanike. Kënga ishte shkruar dhe prodhuar nga Max Martin dhe Rami Yacoub, me të cilët këngëtarja pati bashkëpunuar edhe për këngën ‘…Baby One More Time’.