Në datën e sotme 6 maj, shumë njerëz në botë festojnë ‘Ditën Ndërkombëtare pa Dietë’, një ditë që synon të promovojë shëndetin dhe vetëdijen për trupin tënd pa nevojën e një regjimi të rreptë të ushqimit. Sot, ikni peshores dhe mundohuni ta doni më shumë personin në pasqyrë.
‘Dita Pa Dietë’, është një nismë që synon të luftojë standardet e paarritshme të bukurisë, të cilat kanë nxitur probleme të shumta tek njerëzit, siç janë: çrregullimet në të ngrënë, vetëbesim i ulët, bullizëm dhe dieta jo të shëndetshme.
Kjo mund të përfshijë marrjen e vendimeve të shëndetshme në ushqim dhe aktivitet fizik si dhe përqendrimin në kujdesin për veten dhe mirëqenien tonë emocionale. Duke iu përkushtuar këtyre aspekteve të shëndetit, ne mund të ndihmojmë në mbajtjen e trupit tonë të shëndetshëm dhe në rritjen e ndjesës së vetëdijes sonë, për trupin tonë.
Andaj, le të shërbej dita e sotme për një angazhim për të promovuar një kulturë më të shëndetshme dhe më pozitive për trupin tonë dhe për të ndihmuar njëri-tjetrin në rrugën tonë drejt një stili jetese më të shëndetshme dhe të lumtur.