– Më 2 maj, të vitit 2020, Dua Lipa ishte në pozitën e parë të albumeve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar, me albumin e saj “Future Nostalgia”. Me këtë album, këngëtarja e famshme me prejardhje kosovare, u shpërblye me shumë çmime, e disa nga to janë ‘Albumi i Vitit’ në ‘Brit Award’ dhe ‘Albumi më i Mirë Pop-Vokal’ (Best Pop Vocal Album) në ‘Grammy Awards’.
– Më 2 maj, të vitit 1995, albumi i 11-të me radhë i rock bendit ‘Pink Floyd’, i titulluar ‘The Wall’, kaloi shifrën mbi 20 milion shitje, në gjithë botën.
– Më 2 maj, feston ditëlindjen këngëtarja dhe njëherit kantautorja, Lily Allen, e lindur në vitin 1985. Ajo u bë e njohur me këngën ‘Smile’, e cila kryesoi top listën britanike në vitin 2006.